Zbulohen të gjitha shifrat Fekir-Betis, edhe i vëllai “në tavë”!

23 Korrik 2019
17:30
Anton Cicani
back button

Transferimi i yllit të Lyon, Nabil Fekir, te Betis Sevilla ka bërë bujë të madhe. E gjitha është mbyllur për një kosto thuajse 30 mln euro, edhe pse kjo duhet deshifruar, ndaj klubi francez ka zbardhur akordin e plotë dhe të detajuar me spanjollët.

Betis do të paguajë menjëherë 19,75 mln euro, teksa 10 mln euro të tjera do të paguhen në rast se arrihen disa parametra ose kushte të përcaktuar si numër ndeshjesh, golash dhe pozicionimi i ekipit spanjoll, pra një kualifikim i mundshmë në Europë.

Ndërkohë, Lyon do të mbajë 20% të plusvlerës që në të ardhmen do të bëjë skuadra spanjolle. Praktikisht, nëse Betis e shet 50 mln euro, duke parë se e bleu me 30 përfshirë bonuset, 20% i 20 mln eurove do të përfundojë në arkat e Lyon.

Sakaq, te Betisi shkon edhe vëllai i Nabil Fekir, por gjysma e kartonit të tij është në pronësi të Lyonit.

Fekir ka firmosur për 4 vite me rrogë 7 mln euro, përfshirë bonuset.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit