Zbulohet apartamenti luksoz i beqarisë së Pique, vlerësohet 4.5 milionë euro

8 Qershor 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

E shtuna ishte dita kur agjencia e menaxhimit të Shakirës njoftoi ndarjen e këngëtares dhe Gerard Pique. Një lidhje që filloi në vitin 2010, pas Kupës së Botës në Afrikën e Jugut dhe që ka zgjatur deri më tani (12 vite), produkt i së cilës janë edhe dy fëmijë: Milani dhe Sasha.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimin”, – thuhet në deklaratën e Shakirës.

Një lajm që ka tronditur të gjithë botën dhe ka bërë që qendërmbrojtësi i Barcelonës të largohet nga shtëpia që ndante me këngëtaren dhe fëmijët e tyre për t’u vendosur në apartamentin e beqarisë, që ndodhet në rrugën ‘Muntaner’, në zemër të Barcelonës, ku ai banon prej disa javësh.

Ky apartament është i stërmadh dhe vlerësohet 4.5 milionë euro, është i rinovuar totalisht dhe me lloj-lloj luksi brenda. Këto rinovime në ndërtesë u bënë pikërisht në momentin kur e fitoi apartamentin, në vitin 2009.

Shtëpia e re e Piqué është shndërruar në një apartament luksoz deri në tre kate. Ajo ndodhet në katin e gjashtë të një ndërtese të stilit klasik dhe që bashkon të gjitha komoditetet e mundshme, si sallën, kuzhinën, dhomën e ngrënies, dhomën e ndenjes, dhomën e bilardos, dhoma të mëdha, një tarracë me pishinë dhe një zonë qetësimi në papafingo.

Ky apartament mban edhe kuriozitete të tjera. Pique u zhvendos në shtëpinë e tij deri më tani për ta ndarë jetën me Shakirën, ndaj ia dha pronën me qira Cesc Fábregas dhe të dashurës së tij, Daniella Seemann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit