Zbulohet arsyeja e çuditshme pse Klopp nuk rinovon kontratën me Liverpool

16 Shtator 2019
17:41
Telesport
back button

Trajneri Jurgen Klopp ka në tryezën e tij propozimin e Liverpool për të rinovuar kontratën, por gjermani është i pavendosur për ta shtyrë atë. Mark Kosicke, agjenti i trajnerit gjerman, në një intervistë, ka zbuluar arsyen përse Klopp, që drejton “reds” prej vitit 2015, nuk po e rinovon atë. Ndërkohë që, kontrata aktuale skadon në vitin 2022.

Kosicke shprehet se kushtet e motit në Angli pengojnë Klopp të rinovojë dhe se trajneri gjerman synon të drejtojë më pas në një vend më të ngrohtë. “Kemi ende kohë për të diskutuar për rinovimin dhe nuk është një sekret që klubi dëshiron ta shtyjë atë. do të presim për të parë se si do të jenë kushtet e motit në Angli”, tha Kosicke.

Në dimër, Ulla (bashkëshortja) dhe Klopp zgjohen në mëngjes dhe është errësirë. Ata takohen sërish pasdite dhe është errësirë dhe shi. Në Gjermani, gjatë pushimit në dimër, kur koha është e keqe, klubet shkojnë me pushime për 2 javë, në vende të ngrohta. Ndërsa në Angli, ndonjëherë trajnerët duhet të përgatisin 13 ndeshje. Kjo është një lodhje për ta”, tha menaxheri i Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit