Zbulohet arsyeja pse Klopp refuzoi United dhe pranoi Liverpool-in

13 Nëntor 2019
15:53
Denis Hakanaj
back button

Dy finale të luajtura në Champions League, një prej të cilave të fituar, dhe një vend i dytë në Premier League.

Nuk janë të shumtë ata që mund të kishin imagjinuar rezultate të tilla kur Jurgen Klopp ka nënshkruar për Liverpool-in në sezonin 2015/16. Trajneri gjerman ka transformuar plotësisht ambientin e Të Kuqve, duke e kthyer ekipin në nivele të jashtëzakonshme.

Një martesë e suksesshme që është arritur edhe falë intuitës së gruas së trajnerit, Ulla Sandrock. Gazetari i TV2 dhe ish-mbrojtësi i Të Kuqve, Phil Thompson ka zbuluar:

“Kam intervistuar Klopp për Sky dhe e kam pyetur nëse ai dhe Liverpool-i ishin krijuar për njëri-tjetrin. Më ka thënë se mund të kishte zgjedhur Manchester United, por gruaja e tij ka thënë se nuk ishte e drejtë”.

“Kur erdhi oferta e Liverpool-it, gruaja e tij ka thënë se ishte ajo e duhura, se kishte diçka të çuditshme aty.  Është si të ishte krijuar për të qenë trajneri i asaj skuadre”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit