Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka refuzuar stolin e Manchester United për të marrë drejtimin e Anglisë në janar 2025.
Kështu thuhet në një raport nga The Times, ku pretendohet se trajneri gjerman ishte opsioni i parë për të marrë vendin e Erik ten Hag në Old Trafford.
Trajneri holandez është nën presion, me Manchester United që nuk e ka nisur aspak mirë sezonin.
Djajtë e Kuq janë në vendin e 14-të në renditjen e Premier League, pasi kanë regjistruar vetëm tetë pikë në shtatë ndeshjet e tyre të para në kampionat.
Megjithatë, për shkak të pasigurisë se kur United do të vendoste të largonte Ten Hag, Tuchel vendosi të pranonte ofertën e Tre Luanëve.