Zbulohet blerja e parë e trajnerit të ri të Manchester United, luan te Chelsea!

11 Nëntor 2024
17:01
Telesport
back button

Manchester United po sheh nga ekipet rivale në Premier League. Mediat angleze raportojnë se trajneri i ri i Djajve të kuq, Ruben Amorim, ka nisur punën për rindërtimin e skuadrës.

Ruud Van Nistelrooy drejtoi skuadrën në ndeshjen e tij të fundit si trajner i përkohshëm me fitoren 3-0 ndaj Leicester City, por tani radhën e ka Amorim.

The Athletic raporton se klubi anglez ka interes për sulmuesin Christopher Nkunku, i cili luan te Chelsea dhe aktualisht vlerësohet rreth 55 mln euro.

26-vjeçari nuk ka fituar besimin e trajnerit Enzo Maresca te Chelsea dhe kërkon një skuadër e cila i garanton minuta. Manchester United është gati t’i ofrojë minutazhin që ai kërkon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit