Barcelona, sërish në telashe. Klubi katalanas ka publikuar bilancet vjetore duke përfshirë humbjet prej mbi 90 milionë eurosh këtë verë, kryesisht prej mospagesave për studion Barca Vision.
Ekziston një dokument i brendshë, ku presidenti Laporta përfshin detaje nga padia që Sergio Aguero i ka bërë klubit për shkak të mospagesës së 3 mln eurove, teksa edhe agjentët e Ousmane Dembele po ashtu kanë pretenduar se Barcelona u ka borxh 10 mln euro.
Mediat kanë zbuluar se Barcelona ka bërë një “transferim sekret”. Katalanasit kanë shpenzuar 1.7 mln euro për një lojtar i cili nuk është prezantuar ende.
Bëhet fjalë për talentin Ibrahim Diarra. 17-vjeçari pritet që të zyrtarizohet në janar, edhe pse Barcelona deri tani nuk ka dhënë asnjë detaj.
Katalanasit gjithashtu kanë mbyllur procedurat për mbrojtësin ganez David Oduro nga Accra Lions.