Zbulohet ideja e çmendur e Juventusit, që do t’i vinte “flakën” merkatos së verës

27 Qershor 2022
8:23
Alfred Lleshi
back button

Juventusi “zhytet me kokë” për Nicolò Zaniolo. Mesfushori i Romës është tepër joshës për bardhezinjtë, të cilët kanë nisur kontaktet me xhevahirin e çmuar të verdhekuqve.

Fakti që “Zonja e Vjetër” e ka pëlqyer Zaniolo prej disa kohësh, sigurisht që nuk është mister, por këtë herë piemontezët e kanë rritur konkretisht presionin ndaj djaloshit në fjalë.

Në negociatat me Romën, që e vlerëson Nicolò rreth 50 milionë euro, është shfaqur emri i Arthur. Braziliani është karta që bardhezinjtë mund të luajnë për t’i bindur kryeqytetasit la lëshojnë Zaniolo, edhe pse operacioni nuk duket aspak i thjeshtë.

Çështja “Zaniolo-Juve”, duhet theksuar, është e shkëputur nga bisedimet e klubit të Agnelli me Angel Di Maria. Një pistë më vete kjo, që do të thotë se ardhja e njërit nuk do të përjashtonte blerjen e tjetrit. Dhe meqë ra fjala, ai nuk përjashton drejtime apo zgjidhje të mëtejshme.

Kryerja e operacionit me huazim fillimisht, por me detyrimin për ta blerë, ka të bëjë me lojtarin e Romës. Kjo është ideja që po piqet në shtëpinë e Juventusit.

Një ide e çmendur, që do t’i vinte “flakën” merkatos së verës, por siç u përmend, për kostot dhe jo vetëm kaq, është i vështirë për t’u arritur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit