Zbulohet klauzola e Bremer, Juventusi e firmosi sapo transferoi futbollistin brazilian!

28 Mars 2024
19:29
Telesport
back button

Detajet e klauzolës së lirimit të mbrojtësit të Juventusit, Gleison Bremer janë zbuluar, duke qene se ylli i Serie A lidhet me një lëvizje te Manchester United. Raportime të shumta në Angli dhe Itali kanë thënë se United është i interesuar për brazilianin, i cili mund të largohet nga Bianconerët këtë verë.

Gazetari i afër me Juventusin, Romeo Agresti, ka raportuar për situatën e ish-futbollistit të Torinos, duke thënë se ai ka një klauzolë lirimi prej mbi 60 milionë euro në marrëveshjen e tij aktuale.

Por klauzola nuk thuhet të jetë fikse dhe do të variojë nga 60 milionë deri në 70 milionë euro, me gazetarin e njohur që konfirmon shumën.

Bremer ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A këtë sezon, duke shkëlqyer në mbrojtje për Bianconerët në atë që ka qenë një sezon që ka rënë në dy muajt e fundit. Ndërsa sezoni i kaluar ishte paksa i pafuqishëm për brazilianin, ai ka dëshmuar vlerën e tij në sezonin aktual.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit