Kush tha se Victor Osimhen ka refuzuar kalimin te Chelsea? Jo. Sipas informacioneve nga Football Insider, sulmuesi nigerian donte t’u bashkohej që në verë londinezëve, por për burokraci të ndryshme transferimi i tij nuk u krye në kohë.
Huazimi i lojtarit të Napolit te Galatasaray është vetëm një pikë tranzicioni në karrierën e Osimhen, ëndrra e të cilit ka qenë dhe mbetet Premier League.
Football Insider raporton se agjentët e sulmuesit kanë kërkuar një klauzolë speciale në kontratën aktuale të Osimhen me klubin turk, në bazë të cilës ai mund të largohet në janar.
Klauzola parashikon largim të mundshëm vetëm në kampionatin anglez. Galatasaray e ka pranuar këtë propozim, pavarësisht se në janar do të detyrohet të sigurojë një sulmues tjetër për të mbyllur sezonin.