Zbulohet objektivi i parë i Milan-it 2025-ën: investim 25 milionë euro

29 Shtator 2024
9:01
Denis Hakanaj
back button

Milani ka një objektiv të qartë për vitin 2025 për të përforcuar ekipin

Milani mund t’i rikthehet investimeve në mesfushë në vitin 2025, qoftë në janar apo qershor.

Pas blerjes së Fofana-s, kuqezinjtë u përpoqën ta blindonin repartin me Kone, por Roma mbërriti e para dhe tani do të duhet të kërkojnë një profil tjetër të dobishëm.

E sigurt është se, duke kursyer për mbrojtjen që tani duket më e sigurt, drejtuesit mund të vënë në dispozicion 25 milionë euro për të mbyllur një marrëveshje.

Samuele Ricci i Torino-s pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, por nuk është e sigurt që në këtë pikë mjafton kjo shifër.

Për këtë arsye, klubi është akoma në pritje të shitjes së Ismael Bennacer për të rritur më shumë buxhetin në dispozicion dhe për t’i dhënë Fonseca-s njeriun që i nevojitet në atë zonë të fushës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit