Zbulohet plani, Bayern nxjerr 5 lojtarë në shitje duke arkëtuar 160 mln euro!

31 Mars 2025
15:25
Telesport
back button

Bayern do të blejë një yll të klasit botëror në merkaton e verës dhe me shumë mundësi ai do të jetë Florian Wirtz, por përpara do të shesë.

Mediat gjermane zbulojnë se emrat e parë “skarco” në Mynih janë shpallur Joao Palhinha, Sacha Boey dhe Bryan Zaragoza (aktualisht i huazuar). Me shitjen e këtyre tre lojtarëve, klubi mund të arkëtojë rreth 60 mln euro.

Kingsley Coman dhe Serge Gnabry po diskutohen gjithashtu si opsione për t’u larguar. Coman ka oferta nga Arabia Saudite dhe shitja e tij do të jetë e thjeshtë

Gnabry, ndërkohë, ka oferta minimale dhe jo në shifrat që pret Bayern. Gjermani deri tani nuk ka asnjë plan për t’u larguar nga Bayern, por klubi nuk e sheh si pjesë të rëndësishme të ekipit.

Nëse edhe Gnabry arrin dakordësinë për largim, gjithsej Bayern do të arkëtonte rreth 110 mln euro. Duke shtuar edhe shitjen përfundimtare të Tel te Tottenham, në verë Bayern do ta niste merkaton me rreth 160 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit