Një revansh në ring dhe debutimi në kafaz, ja plani i Maywather për 2020-ën

25 Nëntor 2019
9:34
Telesport
back button

Floyd Mayweather deklaroi pak ditë më parë se do t’i rikthehet sportit në vitin 2020, pa bërë me dije zyrtarisht se çfarë planesh kishte. Sipas TMZ, mësohet se ish-boksieri amerikan, i pamposhtur në karrierën e tij (50 fitore e asnjë humbje), do të jetë protagonist në dy evente vitin tjetër. Bëhet fjalë për një duel boksi dhe një duel në artet marciale mikse, sport ku do të debutojë. Kjo konfirmohet edhe postimi i tij bashkë me presidentin e UFC-së, Dana White.

Sipas TMZ, dueli i boksit pritet të jetë ai ndaj filipinasit Manny Pacquiao. Një revansh për këtë të fundit, që e humbi sfidën e parë, atë të zhvilluar në maj të 2015-ës, me vendim unanim të gjyqtarëve. Ajo mbetet edhe sfida me më shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) në historinë e sporteve luftarake, që gjeneroi deri në 500 milionë dollarë fitim. Pasi të zhvillojë këtë sfidë boksi, pritet që Mayweather të debutojë në artet marciale mikse, në një nga eventet e UFC-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit