Zbulohet prapaskena: Osimhen ka një klauzolë për janarin, por nuk vlen për klubet italiane

30 Shtator 2024
17:22
Telesport
back button

Victor Osimhen ka një dritare për t’u transferuar në një nga ligat kryesore europiane. RAI SPORT raporton se sulmuesi, aktualisht i huazuar te Galatasaray, ka një klauzolë që e lejon.

Kur la Napolin për t’u huazuar në Turqi, nigeriani kërkoi vendosjen e shifrës 90 mln euro për merkaton e janarit, e cila e lejon të luajë në një skuadër që i shkon për shtat nivelit të tij.

Napoli e ka pranuar këtë klauzolë, sepse nuk ka marrëdhënie të mira me lojtarin dhe nuk planifikon të luajë me të në sezonin e ri. Galatasaray nuk ka asnjë vendimmarrje në këtë rast.

Ka vetëm një gjë që është zbuluar vonë. Klauzola 90 mln nuk vlen për klubet e Serie A. Kjo do të thotë se Osimhen mund të transferohet ose në Premier League, ose në La Liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit