Zbulohet rroga e Lukakut tek Interi, United bëhet pengesë

20 Qershor 2019
10:49
Eraldo Harlicaj
back button

Romelu Lukaku ka gjetur akordin me Interin. Sulmuesi i United do të kalojë në Seria A duke mbyllur një nga marrëveshjet më të bujshme të verës. 

Belgu ka gjetur akordin për t'u vënë nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte dhe ka pranuar të paguhet 190.000 euro në javë. Shtatlarti e pranoi hapur se dëshironte të largohej nga Premier League dhe të kalonte në Seria A. 

Problemi i vetëm momentalisht është gjetja e akordit ndërmjet dy klubeve për shifrën e transferimit. United nuk do të largojë Lukakun pa gjetur zëvendësuesin e duhur. "Djajtë e kuq" paguan 80 milionë euro për kartonin e tij dhe nuk duan të humbasin nga ajo shumë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit