Jurgen Klopp do të fitojë një pagë tetëshifrore në rolin e tij të parë që nga largimi nga Liverpool verën e kaluar.
Në fillim të kësaj jave, u njoftua se Klopp do të bëhej shefi i Global Soccer në kompaninë e pijeve energjike Red Bull nga 1 janari 2025.
Në këtë rol, 57-vjeçari do të mbikëqyrë rrjetin ndërkombëtar të klubeve të futbollit të Red Bull, që përfshin RB Leipzig, New York Red Bulls dhe Red Bull Salzburg.
Që nga dalja e lajmit, gazetari i Sky, Florian Plettenberg ka dhënë detaje të mëtejshme mbi rolin e Klopp, duke përfshirë pagën e tij prej rreth 10-12 milionë euro në vit.
Kjo kontratë besohet të jetë afatgjatë, por ai thuhet se është siguruar se mund ta prishë kontratën e tij me Red Bull nëse ka një ofertë tërheqëse dhe konkrete diku tjetër.
Plettenberg sugjeron gjithashtu se një kthim në një pozicion trajneri aktualisht “nuk është një opsion” për Klopp, megjithëse puna në kombëtaren gjermane do të ishte një opsion nëse do të krijohej.