Zbulohet skenari: Perez pret dënimin e City për t’i marrë lojtarin më të rëndësishëm

18 Shtator 2024
18:45
Telesport
back button

Real Madrid ka kuptuar se boshllëku i lënë nga Toni Kroos është i madh. Camavinga, Valverde dhe Modric i vjetër nuk mund ta mbulojnë rolin e gjermanit.

Presidenti Florentino Perez ka vendosur që të bëjë goditjen e madhe në merkaton e verës: Rodri. Mesfushori spanjoll i Manchester City është lojtari i shumëpritur në pozicionin e mesfushorit difensiv, pra roli me numër 6.

Sot Rodri kushton 120 mln euro, por Real Madrid ka një plan të mirëdetajuar. City pritet që këtë vit të penalizohet për shkeljet e rregullave të merkatos dhe mund të rrëzohet nga kategoria.

Kjo bën që vlera e lojtarëve të përgjysmohet dhe Real Madrid po mendon të përfitojë nga rasti. Rodri nuk mund t’ia lejojë vetes të luajë në një ligë të dytë apo të tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit