Zbulohet versioni i Dani Alves për akuzat e për**unimit të një 23-vjeçareje: Vetë ajo më puthi dhe filloi të më hiqte pantallonat

6 Korrik 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Pas pesë muajsh burg, Dani Alves sheh sesi opsionet e tij për t’u larguar nga izolimi i “Brians II” vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër. Ndërkohë, programi ‘Código 10’ ka nxjerrë në dritë audion e deklaratës së tij, para gjyqtarit. Në të, braziliani dëgjohet duke dhënë versionin e tij për ngjarjet brenda klubit të natës së Barcelonës dhe për të cilat një e re akuzohet për përdhunim.

Në dëshminë e tij, Alves rrëfeu se më parë kishte gënjyer për të mbrojtur martesën e tij me gruan që donte. Në lidhje me atë që ndodhi në banjën e lokalit të natës, futbollisti është shprehur: “Kur u futëm në tualet qëndruam ballë për ballë me njëri-tjetrin. Po, ajo më puthi dhe filloi të më hiqte pantallonat. Nuk ka ndodhur asgjë që ne nuk e kemi dashur. Unë e kam trajtuar gjithmonë me shumë respekt”.

Për mënyrën si u takuan me 23-vjeçaren, e cila pretendon se është përdhunuar nga ish-mbrojtësi i Barcelonës, Alves ka sqaruar: “Ne ishim ulur në tavolinën e gjashtë të diskotekës, që është e hapur në të gjithë dhomën. Fola me Brunon dhe i bëmë përsëri kamerierit me shenjë. Kamarieri ftoi menjëherë tri vajza. Po argëtoheshim dhe menjëherë pati një tërheqje seksuale…”

Pas kësaj, ata dyshohet se vazhduan me marrëdhëniet e tyre, siç tregoi ekskluzivisht ‘Código 10’: “E pyeta dy herë nëse i pëlqente dhe ajo tha po. Dhe pikërisht atëherë u ngrit me kurrizin nga unë, kryem marrëdhënie seksuale. As në dhomën private, as në banjë nuk më tha kurrë se nuk donte, që të ndaloja çdo veprim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit