Zbuloi një nishan të dyshimtë në qafë, studentja e mjekësisë i shpëton jetën trajnerit të NHL-së

4 Janar 2022
11:54
Telesport
back button

Një histori me fund të lumtur, pasi një mesazh në celular i shpëtoi jetën zv.trajnerit të ekipit të Vancouver Canucks, Brian Hamilton. Më 23 tetor, Nadia Popovici, studente e mjekësisë, ishte në tribunë për të parë ndeshjen e NHL-së (National Hockey League) mes ekipit kanadez dhe Seattle Kraken.

Ajo vuri re një nishan të dyshimtë në qafën e trajnerit Hamilton. Ajo bëri gjithçka për të komunikuar me trajnerin e ekipit kanadez, madje duke i rënë edhe me grushte xhamit që ndante ekipin nga fansat. Më pas, ajo i tregoi mesazhin në celular, që paralajmëronte se ai nishan mund të ishte tumor.

Hamilton ndoqi këshillat e studentes dhe bëri disa vizita mjekësore, që konfirmuan dyshimet e 22-vjeçares. Ai kishte një tumor malinj në lëkurë dhe nisi mjekimin. Por trajneri nuk u mjaftua me kaq, pasi nisi kërkimet për të gjetur vajzën që i shpëtoi jetën, duke bërë edhe një apel në rrjetet sociale.

Personi që po kërkoj më ndryshoi jetën dhe dua ta falënderoj. Dyshimet e saj ishin të sakta dhe ai nishan në qafën time ishte një tumor malinj”, ishte mesazhi i trajnerit Brian Hamilton. Pasi arriti të komunikojë me vajzën, ai e falënderoi atë personalisht. Të dyja ekipet i dhuruan vajzës një bursë studimi me vlerën 10 mijë dollarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit