Zero goditje në kuadrat, Milani e nis me humbje sezonin e ri

25 Gusht 2019
20:03
back button

Milan e ka nisur keq sezonin e ri në Serie A pasi është mposhtur 1-0 nga Udinese në Dacia Arena.

Kuqezinjtë kanë vuajtur, sidomos në krijimin e aksioneve, teksa e kanë mbyllur ndeshjen pa asnjë goditje në kuadrat.

Ndeshja nisi e barabartë dhe asnjë prej skuadrave nuk arriti të krijonte mundësi të pastra për gol. Në fund të pjesës së parë ishte Romagnoli me një mundësi, por ai nuk është treguar i saktë.

Pas pushimit sfida bëhet më e fortë dhe sidomos në 20 minutat e fundit atmosfera nxehet.

Në minutën e 72’ erdhi goli i avantazhit për vendasit i shënuar nga Rodrigo Becau, i cili ka regjistruar rrjetën e tij të parë në karrierë. Një gol me peshë të madhe.

Milan mundohet të reagojë dhe hidhet në sulm me shumë forca, por e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira në zonën kundërshtare.

Në fund, Udinese ruan avantazhin dhe merr tri pikë të arta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit