A ka njerëz afër presidentit që kërkojnë largimin tuaj? Kjo është një nga pyetjet që i është bërë dje në një konferencë për shtyp Xavi Hernandez, trajnerit i Barcelona-s, që duket se i ka valixhet gati.
“Nuk e di dhe nuk më intereson. Besimi i presidentit, zëvendëspresidentit dhe Decos është i paprekur. Unë i kuptoj mediat, por ata më thonë të kundërtën”, është përgjigjur ish-legjenda e katalanasve.
Ndërkohë, megjithatë, e ardhmja duket e vulosur: Xavi është shumë më afër të thotë lamtumirë sesa të qëndrojë. Dhe kështu fillon gjuetia për pasardhësin e tij.
Rafa Marquez është një zgjidhje e brendshme që ngacmon një pjesë të drejtuesve katalanas, ndërsa për AS është edhe Sergio Coinceçao një nga kandidatët e mundshëm, pasi e ardhmja e tij duket të jetë larg Portos.
Por, sipas asaj që raportohet nga El Chiringuito de Jugones, është një emër i ri që po shqyrtohet nga klubi: Jonathan Giraldez. Një pistë disi befasuese, duke qenë se bëhet fjalë për një trajner që nuk ka drejtuar asnjëherë skuadra meshkujsh.
Giraldez është trajner i Barcelonas së femrave që nga viti 2021, ai ka fituar trofe të shumtë në këto tre vite. Megjithatë, ai tashmë ka një marrëveshje për të drejtuar Washington Spirit, një ekip i kampionatit të amerikan të femrave sezonin e ardhshëm.
Prandaj, Barça dëshiron të prishë këtë marrëveshje dhe ndoshta t’i japë atij çelësat e ekipit të parë të meshkujve.