Zgjedhjet politike franceze, lumturohet Marcus Thuram: Rroftë Franca, evituam rrezikun që i kanosej vendit tonë të bukur

8 Korrik 2024
11:04
Alfred Lleshi
back button

Marcus Thuram, sulmuesi i kombëtares franceze, gjysmëfinalistit në Kampionatin Europian që po luhet në Gjermani, gëzohet përmes rrjeteve sociale për rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve politike në Francë, me koalicionin e majtë të “Nouveau Front Populaire”, i cili çuditërisht tejkaloi “Rassemblement National” të Jordan Bardella dhe bllokoi presidentin në largim Emmanuel Macron.

Thuram ndau grafikun e projeksioneve të rezultateve në Instagram dhe vlerësoi votuesit, që iu përgjigjën thirrjes së tij, por edhe të Mbappe për të mos votuar ekstremistët e djathtë: “Urime të gjithë atyre që reaguan ndaj rrezikut që i kanosej vendit tonë të bukur. Rroftë përzierja, rroftë Franca, rroftë Republika, lufta vazhdon”.

Thuram ka qenë një nga futbollistët e parë që ka marrë anë para zgjedhjeve, duke i ftuar francezët të shkojnë e të votojnë dhe të mos lënë të fitojnë të djathtët ekstremistë. Më pas, pas polemikave të para, ai u mbrojt nga kapiteni i ‘Les Bleus’, Kylian Mbappé, i cili mbajti të njëjtin qëndrim për këto zgjedhje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit