Fabio Capello ka komentuar kthimin te goli të Lautaro Martinez dhe Dusan Vlahovic. Ish-trajneri ka thënë për Gazzetta dello Sport:
“Kampionati ka rigjetur dy sulmues të mëdhenj. Për ‘zgjimin’ e Vlahovic dhe Lautaro kishte pak dyshime për shkak të cilësive që kanë, por ishte e rëndësishme për Juventus-in dhe Inter-in që janë kthyer te goli në prah të javës së Champions-it.
“Bardhezinjtë kanë zhgënjyer pak në pjesën e parë me një zotërim të topit të ngathët dhe të parashikueshëm. Megjithatë, në pjesën e dytë kanë treguar një potencial shumë të mirë pasi kanë zhbllokuar rezultatin.
“Vlahovic ka ndërruar marsh pas penalltisë: te goli i dytë ka bërë një punë shumë të mirë jo vetëm në finalizim, por edhe në lëvizje. Edhe lojtarët e aktivizuar nga stoli më kanë pëlqyer.
“Tani që Lautaro është kthyer të shënojë edhe Inter-i do ta ketë më të lehtë të fitojë. Zikaltrit duhen të bëjnë disa korrigjime në mbrojtje: kanë pësuar shtatë gola në gjashtë ndeshjet e para.
“Në këtë aspekt problemi i skuadrës së Inzaghi-t është se mungon pak ndihma e mesfushës në krahasim me të kaluarën dhe, për rrjedhojë, mbrojtësit kanë vështirësi”.