ZGJOHET JUVENTUSI | Ngjitet e pesta, Roma e Mourinho-s zbret e shtata. Ende pa gol Shevchenko te Genoa (VIDEO)

5 Dhjetor 2021
22:36
Telesport
back button

Një tjetër fitore për Allegri dhe të tijët, një tjetër ndeshje pa pësuar dhe një fitore me dy gola diferencë. Por, sa shumë tentativa për të arritur te ai gol i dytë…

Gjithçka nisi bukur dhe në dishezë me perlën e Cuadrado në këndore, por pastaj falë super pritjeve të Sirigu dhe pasaktësisë, gjithçka u zvarrit deri në fund.

Atëherë kur bardhezinjtë gjetën edhe golin e dytë ndaj Genoa-s së Shevchenkos, që ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 4 ndeshje deri tani…

Pas golit të Cuadrados në pjesën e parë në goditje këndi dhe shumë rasteve të shpërdoruara nga bardhezinjtë me Morata, Kulusevski, De Ligt por edhe vetë Dybala, argjentinasi ka gjetur një gol të bukur disa minuta nga fundi duke vulosur fitoren e dytë radhazi pas asaj ndaj Salernitana…

Skuadra e Allegrit shfrytëzon humbjen e Romës ndaj Interit, teksa afrohet me hapa të vegjël në një javë vendimtare duke parë se në të njëjtën kohë fitoi edhe Fiorentina.

Tashmë, vendi i katërt është vetëm 7 pikë larg (Atalanta), teksa Roma zbret në vend të shtatë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit