ZGJOHET REAL MADRID! Dy gola brenda 3′, “Bernabeu” ngrihet peshë nga Rudiger dhe Vini Jr (VIDEO)

22 Tetor 2024
22:27
Telesport
back button

Janë dashur 3 minuta që Real Madrid të japë dy shkëndija dhe të ngrejë në këmbë Santiago Bernabeun duke shënuar dhe barazuar ndaj Borussia Dortmund pas një pjese të parë vërtet makthi ndaj ekipit gjerman që shënoi dy herë me Mallen dhe Gittens.

Edhe pse Courtouis bëri pritje të çmendura, Reali nuk jepte shenja të forta. Por, pjesa e dytë nisi më zjarr për djemtë e Ancelottit, të shtyrë edhe nga karakteri dhe forca e besimit si fitues të Champions në fuqi.

Dhe, një krosim i Mbappe gjeti kokën e Rudiger që shënoi dhe ngushtoi shifrat. Nuk kaluan as 3 minuta dhe menjëherë sërish me Mbappe, këtë herë pasi mbrojtësi i hoqi topin, ishte faktor, pasi aksioni vazhdoi te Vinicius që vetëm e shtyu në rrjetë.

Arbitri anuloi për pozicion të parregullt të Mbappe, por VAR korigjoi gjithçka duke i dhënë 2-2 dhe duke ngritur në këmbë Vinicius Jr dhe stadiumin me lumturinë e të gjithëve.

GOLI I RUDIGER – VIDEO

GOLI I VINICIUS JR – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit