Oaktree është gati të marrë Inter-in.
Numri një i klubit milanez ka kohë deri në mesantë për të shlyer borxhin, përndryshe fondi kalifornian Oaktree do të marrë kontrollin e klubit zikaltër.
Steven Zhang pritet të largohet nga zikaltrit si presidenti i dytë më i suksesshëm në historinë e zikaltërve, me 7 trofe mes të cilëve 2 kampionate, 2 Kupa të Italisë, 3 Superkupa të Italisë në 6 vite presidencë.
Përpara tij është vetëm Massimo Moratti me 16 trofe në 18 vite presidencë.
Marotta do të jetë akoma më shumë në komandë për të drejtuar një merkato që do të duhet të përmirësojë akoma më shumë llogaritë dhe konkurrencën në nivele të larta të klubit.
Do të kenë përparësi rinovimet e Barella, Inzaghi dhe Lautaro, më pas do të kërkohet të grumbullohet një thesar i vogël me shitjet e lojtarëve jo të nivelit të lartë për të financuar blerjet e reja Bento dhe Gudmundsson.
Megjithatë, duhet bërë kujdes edhe për ofertat që mund të vijnë për yjet e skuadrës dhe që mund të bindin drejtuesit të hapin negociatat për të sistemuar bilancin dhe për të investuar më pas në merkato.
Në program është edhe një takim me Inzaghi-n për të programuar merkaton në bazë edhe të udhëzimeve që do të vijnë nga pronësia e re.