Zhang zbret në fushë, këtë herë Icardi do ta ketë të vështirë të refuzojë

19 Janar 2019
15:59
Denis Hakanaj
back button

Akoma nuk është fiksuar një datë për takimin, por mes Inter-it dhe Mauro Icardi-t, sipas Sport Mediaset, do të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës. 

Janë të shumta të dhënat që të shtyjnë në një përfundim të tillë, nga lidhja e ngushtë që argjentinasi ka me ngjyrat zikaltër te marrëdhënia shumë e mirë me presidentin Steven Zhang. 

Numri një i klubit milanez ka vendosur të ndërhyjë personalisht dhe t'i paraqesë kapitenit zikaltër një ofertë 7 milionë euro në vit plus bonuse.  

Një bazë e mirë për të nisur negociatat, që pritet të kenë një fund të lumtur për të dy palët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit