Zhdukja e avionit të Sala: Vështirë të ketë të mbijetuar

22 Janar 2019
16:13
Denis Hakanaj
back button

Vazhdojnë kërkimet për avionin me të cilin udhëtonte sulmuesi Emiliano Sala, por "nuk presim që të dikush të jetë gjallë, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, avioni është zhdukur", ka thënë John Fitzgerald i "Channel Islands Airsearch". 

Sulmuesi argjentinas, blerja e re e Cardidd-it për 17 milionë euro nga Nantes, po udhëtonte me një "Piper Malibu" drejt Uellsit. Bashkë me të ka qenë vetëm piloti. 

Sala ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje të luajtura në këtë sezon të kampionatit francez, paraqitje këto që kanë bindur Cardiff-in t'i jepte një mundësi në Premier League, duke paguar 17 milionë euro për kartonin e tij (shifër rekord për uellsianët). 

Gjithsesi, sulmuesi nuk ka mbërritur kurrë në Uells dhe alarmi është dhënë nga policia franceze. Sipas shtypit anglez, gjurmët e avionit janë humbur teksa kalonte mbi Channel Islands dhe tani rezulton i humbur në det. Kërkimet kanë filluar natën e së hënës, por akoma nuk ka asnjë gjurmë të lojtarit dhe pilotit të tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit