Zhdukja misterioze e intervistës së Neymar

15 Korrik 2019
18:48
back button

Një intervistë ekskluzive e Neymar e cila ishte parashikuar të transmetohej të hënën në televizionet braziliani nuk është dhënë pasi është vjedhur. 

Sipas UOL Esporte, makina e gazetarit është vjedhur pak pasi lojtari i PSG ka folur me të. 

Intervista ishte programuar të shfaqej që të premten, por data dhe ora u ndryshuan për të hënën, që të bën të kuptosh se intervista ishte vjedhur që të premten.

E gjithë bota po e priste me padurim atë intervistë, duke parë spekulimet e mëdha të së ardhmes së Neymar. 

Megjithatë, një kopje e intervistës mund të postohet në kanalin e Youtube Oh My Goal, që thuhet të ketë pasur një kamerë tjetër duke xhiruar. 

Thashethemet janë nga më të ndryshmet, madje thuhet se PSG mund ta ketë përvetësuar videon pasi aty Neymar i turpëron duke thënë se momenti më i bukur i karrierës së tij është fitorja 6-1 e Barcelonës ndaj klubit të tij aktual. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit