Ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen Lille-Juventus 1-1, në Champions League. Futbollisti i talentuar kosovar Edon Zhegrova mund të mbërrijë në Serie A, nga vera e ardhshme.
Versioni online i “Corriere dello Sport” bën një bilanc të së ardhmes së tij. Me 30 milionë euro si vlerësim në treg, futbollisti i rritur në Belgjikë pëlqehet veçanërisht nga Atalanta, por edhe nga Interi, Juventusi e Milani.
Në orët e fundit, Zhegrova foli për futbollin italian si vijon: “Më pëlqen futbolli italian, gjithmonë i ndjek skuadrat e mëdha si Milani. I shikoj edhe ndeshjet e Juves. Pastaj në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Një ditë në Serie A? Pse jo, më pëlqen shumë Milani”.