Pas tri barazimeve radhazi në Ligue 1, sot Edon Zhegrova ndihmoi skuadrën e tij Lille për t’u rikthyer te fitorja, duke mposhtur Rennes në shtëpi.
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit francez, sfidë e cila u mbyll me fitore 1-0.
Protagonisti absolut i takimit ishte pikërisht Zhegrova si autor i golit të vetëm të takimit. Sofascore e vlerësoi si “Lojtarin e Ndeshjes”.
Në minutën e 45-të, Zhegrova u asistua nga sulmuesi Jonathan David dhe gjeti me lehtësi rrugën e rrjetës. Ata të dy janë nga lojtarët më të kërkuar në Europë.