Zhegrova po shkruan historinë! Renditet në 10 lojtarët më të mirë të momentit, ia kalon Salahut

25 Shtator 2024
14:35
Telesport
back button

Edon Zhegrova e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon futbollistik. Emri i tij tashmë përfshihet në listën 10 lojtarëve me performancën më të mirë në pesë ligat kryesore europiane.

Zhegrova është njeriu i momentit te Lille, ku ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje. Kjo arritje e tij është shfaqur edhe nga një renditje e publikuar nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.

Zhegrova aktualisht është lojtari i nëntë me notën më të lartë (8,1) në pesë ligat kryesore europiane. I pari në renditje është gjermani Florian Wirtz (8.65), ndjekur nga Harry Kane (8.50) dhe Erling Haaland (8.42).

Vendin e katërt e ka marrë ylli i Barcelonës, Raphinha, me mesatare 8.33, ndërsa pas tij renditen Lamine Yamal (8.32) dhe Achraf Hakimi (8.22). Kevin de Bruyne renditet i shtati me notë 8.20, Vincenzo Grifo i teti me notë 8.18 dhe Mohamed Salah i dhjeti me notë 8.04.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit