Zhegrova “tërbon” Real Madrid, Lille arrin fitoren e madhe! Talenti shqiptar shpallet LOJTARI I NDESHJES (Video)

2 Tetor 2024
23:20
Telesport
back button

Pas 13 ndeshjesh radhazi ne Champions League pa humbje, Real Madridi bie 1-0 në transferte ndaj Lille në kuadër të ndeshjes se dyte te fazes se grupit ne Ligën e Kampionëve sa i perket formules se re.

KOREOGRAFIA E LILLE – VIDEO

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Vinicius Junior kishte një mundësi të artë shënimi, por portieri Lucas Chevalier bëri një pritje fantastike. Endrick (19’) kishte po ashtu një mundësi të mirë shënimi, por Chevalier sërish në rolin e heroit.

PENALLTIA E LILE – VIDEO

Jonathan Davies nuk ia doli të mposhte Andriy Lunin nga afërisa, me ukrainasin që ishte shumë i vëmendshëm. Por, në minutën e 45+3-të, Edon Zhegrova fitoi penallti për Lillen, me David që ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0.

Në minutën e 54-të, Zhegrova lëshoi një goditje fantastike, ndërsa vetëm fati nuk ishte në anën e tij që ta mposhtet Luninin. Edhe David tentoi përsëri, por që as gjuajtja e tij në minutën e 65-të nuk ia doli ta befasonte gardianin ukrainas.

VIDEO ZHEGROVA

Antonio Rudiger kishte dy super gjuajtje në minutën e 86-të, por as këto nuk e mposhtën Chevalierin. Real Madridi mbetet në kuotën e tri pikëve, ndërsa në rrethin e tretë do të përballet me Dortmundin, derisa Lille i Zhegrovës takohet me Atletico Madridin.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit