Zhvati Antonio Conten me 30 mln euro, i sekuestrohet pasuria në Itali! Hetimet e akuzojnë për mashtrim

23 Shkurt 2021
17:09
Telesport
back button

Guardia di Finanza ka sekuestruar një pasuri prej 10.9 milion euro nga Massimo Bochicchio, ndërmjetësi i akuzuar tashmë se kishte mashtruar trajnerin e Interit Antonio Conte, për 30.6 milion euro.

Prokuroria Publike e Milanos, e cila tani gjithashtu e akuzon atë me krimin e pastrimit të parave, koordinoi hetimet, të cilat çuan në zbulimin e thesarit të tij në Itali.

Përveç llogarive rrjedhëse dhe apartamenteve të ndryshme – raporton gazzetta.it – ​​u gjetën gjithashtu një Picasso dhe piktura të tjera nga Giacomo Balla.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit