Zhvillohet kampionati ekipor i skakierës, Partizani dhe Teuta shpallen kampionë

10 Tetor 2024
11:30
Telesport
back button

Në pallatin e sportit “Flamurtari” në qytetin e Vlorës u zhvillua Kampionati Ekipor i Shahut për të rritur. Në këtë event morën pjesë shahistët më të mirë në vend, që përfaqësonin skuadrat e tyre dhe niveli ishte i lartë.

Për meshkuj, pas 26 vitesh, rikthehet kampion ekipi i Partizanit, që për herë të katërt shpallet kampion i vendit në sportin e skakierës. Ndërsa për femra, kampione e Shqipërisë u shpall skuadra e Teutës.

Ekipi i Partizanit, kampion me 12 pikë, përbëhej nga shahistët Aleksandër Xhembulla, Klendi Zeneli, Riza Bregu dhe OItjon Llupa, të drejtuar nga trajneri Arian Bllaca. Ata lanë pas Teutën e Butrintin me nga 10 pikë secila.

Kampionati ekipor i femrave organizohej për herë të parë, me 2 skuadra. Skuadra e Teutës përbëhej nga shahistet Eglantina Shabanaj, Kler Caku, Eklea Omeri dhe Dea Ramaj, të drejtuara nga trajneri Lorenc Rama, që mundën Tiranën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit