Zidane do Pogbanë, Perez i sjell zëvendësuesin e Benzemasë

14 Janar 2020
15:13
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi po mendon për të përforcuar sulmin. Trajneri Zinedine Zidane kërkon me ngulm afrimin e mesfushorit Paul Pogba, por në krahun tjetër presidenti Florentino Perez ka ide të tjera. Ai do një sulmues për të zëvendësuar Karim Benzemanë. Ky i fundit mban peshën kryesore të sulmit, por është në perëndim të karrierës së tij. 

Perez ka hedhur sytë nga Gjermania, aty ku pëlqen shumë Timo Werner. Sulmuesi ka rinovuar me Red Bull Laipzig deri në vitin 2023. Spanjollët duhet të paguajnë goxha për të arritur te ylli i Bundesligës. 23-vjeçari është një ndër emrat më të lakuar, pasi Bayern Munchen është pas tij dhe e do. 

Sky shkruan se spanjollët kanë nisur interesimin për futbollistin dhe e duan në verë. Luka Jovic nuk ka bindur në Madrid deri më tani dhe afrimi i një emri të rëndësishme mund të rezultojë i duhuri për “Los Blancos”. Werner ka shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet deri më tani. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit