Zidane i përgjigjet Leonardos për Mbappé: Thashë vetëm atë që do lojtari…

8 Nëntor 2019
14:53
Alfred Lleshi
back button

Tani është një luftë e hapur mes PSG dhe Real Madridit për Kylian Mbappè. Vetëm të mërkurën në mbrëmje, në fakt, Leonardo e kishte ftuar publikisht Zidane që të ndalonte së foluri për yllin francez. Ftesë që trajneri i të bardhëve nuk e ka mirëpritur, megjithatë. Zidane, gjatë konferencës për shtyp, të zhvilluar para ndeshjes së La Liga-s kundër Eibar, përsëriti qëndrimin e tij për temën në fjalë: “Unë thashë atë që dëshiron lojtari, se është ëndrra e tij që të luajë për Real Madridin”.

Një ditë më parë, Leonardo, siç u përmend më lart, i kishte kërkuar francezit të shmangte komentet mbi situatën e Mbappè: “Fjalët e Zidane? Më kanë bezdisur pak. Kam shumë respekt për të, por nuk është rasti për të folur për një nga lojtarët e ekipit tonë. Mendoj se është koha të ndalet. Rinovimi? Është një mundësi, Kylian është në qendër të projektit tonë”.

Zidane, gjithashtu, duhet të mendojë për problemet e Real Madridit, ku Gareth Bale dhe James Rodriguez mbeten jashtë: “Ata nuk janë të dëmtuar, por jo të disponueshëm për të luajtur. Të dy do të shkojnë me ekipet e tyre përkatëse kombëtare dhe atëherë do të shohim nëse janë gati. Nuk është një vendim teknik, ata kanë ende nevojë për diçka, që të luajnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit