Zidane i sugjeroi një mesfushor big, Perez refuzoi dhe sot është penduar

21 Tetor 2024
17:53
Telesport
back button

Zinedine Zidane ka sugjeruar lojtarë të ndryshëm për Real Madrid. Një nga më të mirët është Raphael Varane, lojtar i cili ka fituar gjithcka në Madrid.

DefensaCentral raporton se një tjetër emër i sugjeruar nga Zidane është mesfushori Youri Tielemans. Belgu ka qenë në listën e dëshirave të ish-teknikut madrilen para se të nënshkruante për Aston Villa.

Mesfushori në vitin 2023 ishte lojtar i lirë në treg, pas rënies në Championship, kur ishte pjesë e Leicester City. Zidane e konsideroi si lojtar të rëndësishëm për Los Blancos.

Presidenti Florentino Perez e refuzoi këtë mundësi, por me siguri që sot është penduar, sepse Tielemans po shkëlqen tek Aston Villa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit