Zinedine Zidane ende synon të bëhet trajner i Francës, megjithëse nuk është i sigurt për këtë. “Jam i sigurt se do të kthehem te detyra e trajnerit dhe ajo që dua është të bëhem trajner i ekipit kombëtar një ditë. Do ta shohim se si do të vijnë gjërat”, tha ikona e futbollit francez.
Në lidhje me një të ardhme te Juventus, ai shtoi: “Nuk e di, por është gjithmonë në zemrën time“, tha Zizu. Në moshën 53 vjeç, ish-fituesi i Kupës së Botës me Juventus konsiderohet favoriti për të pasuar Didier Deschamps, i cili do të japë dorëheqjen si trajner i Francës.
“Për të qenë një trajner i mirë, gjëja më e rëndësishme është të kesh pasion për futbollin dhe të dëshirosh t’u përcjellësh diçka lojtarëve të tu, atë që ke brenda teje. Një trajner, sipas mendimit tim, luan një rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit të tij, sipas mendimit tim, është 80%“, theksoi Zidane.







