Zidane lodhet nga tekat, ka sërish çështje “Bale” në Madrid

18 Janar 2020
10:59
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk kanë fund përplasjet e Gareth Bale me trajnerin Zinedine Zidane. Uellsiani humbi superkupën, por u rikthye në stërvitje me ekipin e tij përpara ndeshjes me Sevillen. Ai nuk luajti dot në Arabi për shkak të një infeksioni, ndërsa trajneri francez nuk e ka përfshirë në ndeshjen e radhës. 

Një veprim pak i papritur, megjithatë francezi duket i lodhur nga tekat dhe problemet e shpeshta fizike të uellsiani. Marrëdhënia mes tyre ishte përmirësuar, pasi në verë trajneri nuk e donte në skuadër, ndërsa sulmuesi donte të largohej. 

Situata u përmirësua me numrin një të stolit që i dha formacionin dhe u mundua t’i jepte një rol lideri në skuadër. Bale nuk ia doli të përfitonte dhe nisi ritualin e tij të mungesave dhe dëmtimeve. Madridi duket se do të përjetojë një tjetër çështje “Bale”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit