Zidane nuk duron më: E lehtë të flisni për gjyqtarët, kini respekt për Real Madridin!

5 Korrik 2020
17:16
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane analizoi fitoren e rëndësishme të Real Madrid kundër Athletic në “San Mamés” (0-1). Këto janë përshtypjet e trajnerit francez: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Një ndeshje e luftuar, me shumë intensitet dhe ritëm, në një fushë dhe ndaj një rival të vështirë. Janë tri pikë tepër të rëndësishme.Gjysmë titulli? Epo, ju mund të më pyesni, por La Liga do të vendoset në fund të sezonit. Ne e dimë që kanë mbetur edhe katër ndeshje. Derisa të sigfurohemi nuk mund të qetësohemi dhe të mendojmë për titullin si punë të kryer. Ne kemi treguar përsëri soliditetin tonë, forcën tonë.

Penalltia e Marcelo? Unë mendoj se gjyqtari ka shkuar për të parë më mkirë rastin në ekran, me VAR, ndaj ka qenë i bindur kur ka akorduar penallti. Unë nuk e kam parë ende në përsëritje, por më thanë që ishte penallti. Athletic kërkon një penallti nga Raúl García? Cfarë doni t’ju them? Unë nuk mund t’ju them asgjë. Secili ka mendimin e tij. Unë kurrë nuk merrem me gjyqtarët. Ata bëjnë punën e tyre, ka edhe një VAR, shikojmë pamjet dhe vendosin.

Nëse titulli do të vendoset nga vendime të tilla të gjyqtarëve? Unë nuk mendoj se është e drejtë të flitet kështu. Ju merreni me polemikat, unë jo. Ne kemi luajtur në fushë, kemi fituar aty. Lojtarët po japin gjithçka në fushë. Ishte fitore shumë e merituar. Ajo që nuk mund ta pranoj është të dëgjoj se po na favorizojnë arbitrat. Real Madridi duhet të respektohet për atë që po bën në fushë. Jam krenar për gjithçka. Po bëjmë mirë dhe jemi të përqendruar në atë që duam të arrijmë.

Nëse jam i lodhur nga ankesat e rivalëve? Po, jam lodhur, sepse gjithmonë flasim për të njëjtën gjë. Duket se ne fitojmë vetëm për shkak të gjyqtarëve. Ne fitojmë në fushë, ndaj të gjithë duhet ta respektojnë Real Madridin dhe lojtarët, që po japin gjithcka në fushë. Gjyqtari shkoi për të parë VAR dhe akordoi penallti, sepse ekzistonte si penallti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit