Zidane: Dëshira ime është që VAR-i të mos përdoret shpesh, por…

11 Korrik 2020
10:05
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Real Madridit ka analizuar fitoren ndaj Alavés. Ai vlerësoi paraqitjen e Courtois dhe shprehu shqetësimin e të luajturit pothuajse çdo 48 orë.

Përjetimi – “Ndjenjat janë të mira, sepse kemi bërë një lojë të saktë në mbrojtje. Ju duhet t’i bëni gjërat sa më mirë, në mënyrë që rivali të mos ju vërë në vështirësi. Ishin tri pikë të merituara”.

Zero gola të pësuar – “Të mos pësosh fare është diçka e pamundur në futboll. Tani po kalojmë një situatë shumë mirë në këtë aspekt. Sidoqoftë, çdo rival mund të të futë në telashe në La Liga. Thibaut është një portier shumë i aftë, po e bën më së miri detyrën. Ne nuk rrezikojmë asgjë dhe nuk i japim shumë mundësi rivalit”.

Pak freski në sulm – “Mund të na mungojë freskia në lojërat e tjera, por jo sot. Ne kemi qenë të rrjedhshëm në lojën tonë. E kemi zotëruar topin, duke luajtur nga njëra anë në tjetrën, me një lëvizshmëri të madhe. Problemi është se duhet të luajmë sërish të hënën. Pra, një ndeshje çdo 48 orë. Le të shohim… Lojtarët janë të lodhur, por duke fituar pushojnë më mirë”.

Asensio – “Ne e prisnim këtë. Pas 10 muajsh vuajtjeje po kthehet. Ishte ndeshja e dytë radhazi, që ai luan si startues, dhe u shfaq mjaft mirë. Të gjithë jemi duke dhënë ndihmësën tonë, mungojnë edhe tri finale”.

Titulli më afër – “Deri në fund nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Gjithmonë duhet të tregojmë respect për kundërshtarët. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në Granada”.

Ndeshje pa ndihmën e VAR – “VAR është për këtë, për t’i parë gjërat më qartë. Uroj që VAR të mos përdoret shpesh, por kur duhet të shikoni një rast të dyshimtë, ai është aty për këtë gjë”.

Benzema – “Ai u ankua për një siklet fizik në fund të ndeshjes. Është vetëm lodhje, përveç goditjes që mori në pjesën e parë. Megjithatë, nuk është ankuar për asgjë. Do të shohim të hënën se si do të arrijë deri atje”.

A do të luajë përsëri James për Real Madridin – “Nuk e di”.

Mendy – “Jemi të kënaqur me vitin e tij të parë, është në standard dhe ky përbën lajm të mirë. Për momentin i është dhënë mundësia të tregojë cilësitë e tij dhe këtë po bën. Jemi të kënaqur me performancën e tij. Duhet të vazhdojmë kështu, sepse kemi edhe tri finale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit