“Zielinski-bis”? Interi shikon sërish drejt skadencave të kontratave të Napolit, ja objektivi i radhës

4 Dhjetor 2024
11:41
Alfred Lleshi
back button

Pas Calhanoglu, Mkhitaryan, Thuram, Taremi dhe Zielinski, Interi është gati të bëjë një tjetër transferim me kosto zero. Dueti i suksesshëm Marotta-Ausilio i ka drejtuar radarët sërish drejt Napolit, ku ka pikasur një element të rëndësishëm, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025. Bëhet fjalë për Alex Meret, portierin 27-vjeçar, pjesë edhe e kombëtares italiane të drejtuar nga Luciano Spalletti (tri paraqitje me Italinë).

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, numri një i ekipit të Antonio Contes ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin me klubin napolitan dhe mund të bashkohet kështu me repartin e portierëve të Interit, që për momentin përfshin Yann Sommer, Josep Martinez, Andrei Radu e Raffaele Di Gennaro. Kjo është një mundësi tepër e shijshme për klubin zikaltër, që në vitet e fundit ka punuar shumë mirë, duke tërhequr lojtarë të shkëlqyer me kontrata të skaduara (pra falas), që kanë kontribuar në sukseset e fundit.

Interi po studion një operacion në stilin e Zielinski për ta angazhuar Meret. Portieri friulian fitoi një titull kampion me Napolin dhe e ka mbrojtur portën blu që nga viti 2019. Për Interin, tashmë ka ardhur koha të mendojnë për të ardhmen. Nëse ka mundësi për të realizuar përsëri këtë lloj operacioni, nuk do të hezitojë t’i bëjë lëvizjet e duhura në këtë dretim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit