Një 4-4 i çmendur në San Siro: Interi dhe Juventusi marrin nga një pikë nga ndeshja e madhe në Meazza. Në fund të ndeshjes, mesfushori i zikaltërve, Piotr Zielinski ka folur për “Sky Sport”.
Duket se keni shumë keqardhje…
Sigurisht që ka keqardhje për këtë rezultat, mund ta kishim mbyllur ndeshjen duke shënuar edhe golin e pestë. Nuk ia dolëm dhe më pas Juventusi ishte i mirë për të shënuar golin e tretë dhe të katërt.
Po pësoni shumë gola, çfarë ju mungon?
Është e dukshme, po pësojmë vërtet shumë gola. Kundërshtarët na godasin shumë lehtë ndonjëherë, me një pasim gjejnë hapësira për të dalë përpara. Është diçka që duhet përmirësuar, sepse sezonin e kaluar Interi nuk i lejoi këto gjëra.
Vetë a jeni mirë, ngaqë u zëvendësuat?
Përkulësit e mi ishin të lodhur, fusha jo në gjendje shumë të mirë. Kërkova zëvendësim sepse këmbët e mia po vuanin.
Si e shihni veten në rolin e “regjisorit”?
Mirë, por pëlqej të luaj më përpara, në pozicionin tim të preferuar. Ekipi kishte emergjencë në rolin e ‘regjisorit’ dhe aty ku është e nevojshme, gjithmonë do të përpiqem të jap më të mirën time.