Zinedine Zidane “martohet” me Veronique pas 30 vitesh. Tani janë bërë edhe gjyshër

28 Qershor 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

30 vite nuk janë asgjë. Për Zinedine Zidane dhe bashkëshorten e tij, Véronique, koha duket se nuk kalon. As për dashurinë e tyre, pasi çifti sapo ka festuar tri dekada martesë. Një përvjetor që donin ta festonin duke u veshur sërish me të bardha dhe mbledhur familjen e tyre.

Ka qenë djali i tyre Luca, ai që ka ndarë pamjet e eventit, ku duken shumë elegantë në shoqërinë e fëmijëve, prindërve dhe njerëzve të tjerë të dashur, me të cilët kanë festuar 30 vite si bashkëshortë.

“30 vite martesë. Krenar për ty. 28.05.2024”, – ka shkruar Luca në publikimin që përfshin pamjet e festës. Një postim ndaj të cilit kanë reaguar kolegë si Marcelo, me “emoji” fytyrash me zemra në sy, apo Lucas Vázquez, me një “like” dhe vëllai i tij Enzo, me më shumë zemra të kuqe.

Zidane, i lindur më 1972 në La Castellane, Marseille, u martua në vitin 1994 me Véronique Lentisco-Fernandez, një balerinë profesioniste franceze me origjinë spanjolle, me të cilën ka 4 fëmijë: Enzo (24 mars 1995), Luca (13 maj 1998), Théo (18 maj 2002) dhe Élyaz (26 dhjetor 2005).

Përveç kësaj, Enzo, i parëlinduri i tyre, e ka kthyer çiftin në gjyshër. Pas lindjes së vajzës Sia me modelen venezueliane Karen Gonçalves, çifti së fundi, në fund të majit, solli në jetë edhe dy vajza të tjera: Giulia dhe Kaia. Një familje e madhe.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit