Zirkzee rikthehet në Serie A! Blerja e re e United e sposton nga planet

21 Tetor 2024
17:18
Telesport
back button

Një efekt domino pritet të ndodhë në merkato, nëse Manchester United vendos të bëjë një tjetër revolucion në skuadër.

Mediat angleze raportojnë se “Djajtë e kuq” pritet të caktojnë një trajner i ri, i cili do të ketë shansin të bëjë blerje të tjera për rinovimin e skuadrës.

I pari në listë pritet të jetë sulmuesi Benjamin Šeško, i vëzhguar prej kohësh nga klubi anglez. Kjo bën që Joshua Zirkzee të mos ketë vend titullari në “Old Trafford”.

Nxitur nga ky transferim, “Tutto Juve” shkruan se Juventusi do të kërkojë sulmuesin holandez në huazim. Ai ka shkëlqyer në Serie A dhe konsiderohet emër i madh për “Zonjën e vjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit