Zoff: Juventus-Lazio vlen shumë për të dyja. Pirlo…

5 Mars 2021
14:56
Denis Hakanaj
back button

Dino Zoff, ish-portieri legjendar i Italisë, ka folur për super sfidën e Serisë A që do të zhvillohet këtë fundjavë mes Juventus-it dhe Lazio-s.

“Do të jetë një ndeshje delikate për të dy skuadrat”, ka thënë Zoff La Gazzetta dello Sport.

“Juventus duhet të fitojë për të vazhduar vrapin drejt titullit. Lazio, për të reaguar pas humbjeve të pësuara në Champions dhe kampionat dhe për të kuptuar nëse mund të dalë mes katër të parave”.

Për Lazio-n dhe momentin e vështirë pas humbjes me Bayern-in në Champions:

“Duket sikur ka ndodhur diçka para asaj sfide. Skuadra ka zbritur në fushë e ngrirë, dukej pa energji. Gabimet kanë qenë një pasojë e kësaj. Kur Lazio luan, dhe di ta bëjë mirë, mund të mposhtë çdo kundërshtar”.

“Duhet kuptuar nëse i kanë rikuperuar energjitë fizike dhe mendore. Shtyrja e ndeshjes me Torino-n duhet t’i ketë bërë mirë”.

Për Juventus-in dhe Andrea Pirlo-n: “Ai është një person shumë inteligjent dhe i ekuilibruar. Skuadra është rinuar me elementë të ndryshëm dhe ka patur edhe disa dëmtime. Nuk është e elhtë të fitosh titullin e dhjetë radhazi, edhe pse bardhezinjtë janë mësuar të triumfojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit