Zonja Donnarumma dhe grabitja me rrëmbim: “Trauma? E kaluam kështu”

22 Gusht 2024
23:00
Denis Hakanaj
back button

Trauma është hedhur pas krahëve, por rruga për të gjetur qetësinë ishte e gjatë.

Alessia Elefante, partnerja e Gigio Donnarumma, është kthyer të flasë në rrjetet sociale për vjedhjen e tmerrshme të pësuar natën mes 20 dhe 21 korrikut 2023 në shtëpinë e tyre në Paris.

Portieri i Italisë dhe e dashura e tij janë zhveshur dhe lidhur nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur sende dhe para me vlerë 500 mijë euro.

Vetëm pas disa orësh, në orën 3.20 të mëngjesit, Donnarumma dhe gruaja arritën të çliroheshin duke thirrur policinë.

Alessia, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, ka shpjeguar se ajo dhe portieri kishin nevojë për një specialist për të harruar atë natë të tmerrshme:

“Si keni arritur të kapërceni një ngjarje kaq tronditëse?”, pyeti një ndjekës, “Me ndihmën e një psikologeje”, ka qenë përgjigja e Alessia Elefante, disa muajshe shtatzënë me fëmijën e parë, siç njoftoi çifti në rrjetet sociale majin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit