Zverev fiton me përmbysje ndaj Ruud, sfidon Alcaraz në finalen e Roland Garros

8 Qershor 2024
8:23
Telesport
back button

Alexander Zverev dhe Carlos Alcaraz janë dy finalistët e grand slam-it të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè që do të ulë siparin ditën e diel në Paris.

Pas Alcaraz, që mundi 3-2 italianin Sinner (2-6, 6-3, 3-6, 6-4, 6-3), ishte Zverev ai që preu një biletë për në finalen e madhe. Tenisti gjerman mundi 3-1 me përmbysje norvegjezin Casper Ruud (2-6, 6-2, 6-4, 6-2).

Zverev, numri 4 në botë, nuk e nisi mirë ndeshjen, por shpejt rikuperoi dhe arriti të triumfojë me meritë. Ruud, numri 7 në botë, humbi ritmin e setit të parë dhe u dorëzua shpejt.

Finalja do të luhet ditën e diel, ndërkohë që sot do të luhet finalja e femrave mes tenistest polake Iga Sëiatek (numri 1 jnë botë) dhe italianes Jasmine Paolini (numri 12 në botë).

Gjysmëfinale-Femra

Iga Swiatek – Cori Gauff, 2-0

Jasmine Paolini – Mirra Andreeva, 2-0

Finale-Femra

Iga Swiatek – Jasmine Paolini

Gjysmëfinale-Meshkuj

Jannik Sinner – Carlos Alcaraz, 2-3

Casper Ruud – Alexander Zverev, 1-3

Finale-Meshkuj

Carlos Alcaraz – Alexander Zverev

Lajme të tjera

Lajmet e fundit