ZYRTARE: Atletico blen mbrojtësin me të djathtën si Beckham

17 Korrik 2019
18:37
back button

Mbrojtësi i djathtë i Anglisë Kieran Trippier ka finalizuar transferimin e tij në Spanjë tek Atletico Madrid.

28-vjeçari, i cili iu bashkua Tottenhamit nga Burnley në vitin 2015, luajti më tepër se 100 ndeshje me klubin londinez, por i ka thënë lamtumirë duke firmosur një kontratë katërvjeçare me ekipin e La Liga-s. 

Trippier është blerja e tretë e Atleticos në prapavijë, pas Felipe nga Porto dhe Lodi nga Paranaense. 

Klubi nga Madridi ka paguar 24 milionë euro për shërbimet e tij dhe përveç cilësisë në krahun e djathtë të mbrojtjes do të sjellë edhe goditjet e përpikta të dënimit alla David Beckham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit